Përmirësimi i llogaridhënies së qeverisjes vendore në Bashkinë e Tropojës
Përmbledhje
Në kuadër të instrumentit të granteve të vogla “Shoqëria civile lokale në reformën në administratën publike”, të projektit WeBER 2.0 “Shoqëria Civile e Ballkanit Perëndimor për një administratë publike të reformuar”, Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM) organizon një punëtori për organizatat e shoqërisë civile përfituese të instrumentit. Gjashtë organizatat grantmarrëse janë udhëzuar dhe trajnuar nga menaxherja e projektit nga “Qendra për Politike Evropiane (CEP)”, në Serbi dhe skuadra WeBER 2.0 në IDM. Qëllimi i projektit ka qenë forcimi i angazhimit të qytetarëve vendas për të monitoruar përmbushjen e detyrimeve të bashkisë lidhur me ndërtimin, rehabilitimin dhe mirëmbajtjen e objekteve shkollore në Bashkinë Tropojë, nëpërmjet monitorimit të bazuar në fakte dhe rritjes së kërkesës nga poshtë-lart.
Reforma administrativo-territoriale ka sjellë sfida të reja për Njësitë e Vetëqeverisjes Vendore por edhe për komunitetet. Një nga qëllimet e reformës ka qenë përmirësimi i shërbimeve publike në zonat rurale dhe të largëta duke zvogëluar shpenzimet administrative (paga dhe shpenzime indirekte) dhe duke ja vënë në dispozicion këto fonde mbulimit të funksioneve vendore.
Një nga funksionet e vetëqeverisjes vendore është edhe Arsimi Parauniversitar i cili ka në përbërjen e tij kopshtet, shkollat dhe institucionet plotësuese, të cilat janë publike. Situata në të cilën zhvillohet projekti, pavarësisht veshtirësive post reformë ku përveç amalgamimit ka qënë dhe transferimi në shkurt 2016 i edukimit parashkollor në kompetencë të njësive vendore, riorganizimi i strukturave përkatëse etj, por gjithashtu dhe dy krizat që ka kaluar vendi: atë të termetit të Nëntor 2019 si dhe krizën e pandemisë Sars-Cov2 (Covid-19) e cila akoma është aktive. Kjo situatë ke sjellë pak vonesa si dhe uljen e mundësive reale të njësive vendore për të reaguar në shpejtësi dhe në cilësi në adresimin e problemeve në përgjithësi dhe të Arsimit Parauniversitar në veçanti.
Qendra “Gratë në Shërbim Publik” me fitimin e projektit është angazhuar në përmbushje me sukses të punës. Ka perfshirë ekspertë të fushës të cilët kanë asistuar projektin në të gjithë kohën e implementimit të tij.
Puna në terren ka qenë pika më e fortë dhe më e rëndësishme e projektit ku nëpërmjet zbatimit të metodologjisë së vendosur ne kemi bërë të mundur të ndërtohen ura komunikimi mes prindërve, nxënësve të zgjedhurve vendimarrës si dhe administratën vendore e komunitetin e mësuesve dhe edukatoreve.
Analiza e financiare e Bashkisë Tropojë dhe Analiza e pyetësorëve na ka dhënë një panoramë të qartë të gjendjes aktuale të objekteve arsimore që përfshin Ligji për Arsimin Parauniversitar dhe që janë në kompetencë direkte të Bashkisë Tropojë. Po kështu volumi i ndërhyrjeve për të përmirësuar situatën e kombinuar me analizën mbi gjëndjen financiare të Bashkisë Tropojë i ka dhënë një panoramë të qartë për pritshmëritë jo vetëm strukturave vendimarrëse të Bashkisë Tropojë por edhe komuniteteve të prindërve të përfshirë në studim dhe jo vetëm.
Shprehim bindje që ky raport do të jetë një vlerë e shtuar dhe për mënyrën e analizës së situatës që duhet bërë edhe në shërbime të tjera të qeverisjes vendore në Tropojë që do i shërbejë informimt, transparencës, komunikimit dhe konsultimit të ndërsjelltë mes strukturave vendimarrëse të Këshillit Bashkiak, aedministratës bashkiake të përfaqësuar nga Kryetari i Bashkisë dhe komunitetit të gjerë të Bashkisë Tropojë.
Ne jemi të bindur që qeverisja vendore është themeli i një rendi demokratik.
Gjetjet e Pyetësorit
Sasia e pyetësorëve, gjinia e të pyeturve, Njësitë Administrative të mbuluara, cikli arsimor i mbuluar, niveli arsimor i të pyeturve).
Siç u tha më sipër në pjesën për metodologjinë projekti ka bërë kujdes që pyetësori të shpërndahet në të gjithë Njësitë Administrative me të cilët kompozohet pas reformës administrative Bashkia e Tropojës.
Numri më i madh i pyetësorëve është shpërndarë në Njësitë më të mëdha për të mesatarizuar pak a shumë raportin Pyetësor/Numër Banorësh.
Po të shikojmë ka një uniformitet në përgjigjet për gjëndjen e shkollës dhe gjëndjen e klasës ku në të dy rastet përgjigja ‘Mirë’ është 54% e të anketuarve për shkollën dhe 57% për klasën.
Pavarësisht se përgjigjet ‘mirë’ dhe ‘shumë mirë’ për shkollën dhe klasën janë diku tek 67% dhe 70% pjesa që pergjigjet ‘jo e mirë’ dhe ‘aspak e mirë’ është e konsiderueshme pasi këto janë dhe prindër që kanë interesat e tyre të lidhura me shkollat në Njësitë Administrative.
Në këtë rast vendimarrja pavarësisht se Njësitë e mëdha si Bajram Curri kanë zhvilluar pyetësor më shumë për shkak të popullsisë duhet të themi se situata në qytet paraqitet dukshëm më mirë se në Njësitë Administrative të Vogla.
‘Nuk i përkas asnjë strukture’ i janë përgjigjur 156 të intervistuar nga 194 gjithsej, pra 80% e të intervistuarve nuk i përkasin asnjë strukture komunitare që parashikon ligji dhe udhëzimet për arsimin parauniversitar. Mund të themi se ky është një nga problemet e mëdha në qeverisjen vendore (Bashkisë Tropojë) dhe strukturave të Arsimit në këtë bashki. Mungesa e komunikimit institucional me qytetarët sjell pasoja për ushtrimin e rolit mbikqyrës dhe buxhetimin me pjesëmarrje të komuniteteve përfituese parashikuar si në ligjin për arsimin parauniversitar, në ligjin për veteqeverisjen vendore 139/2015 por dhe në ligjin për financat e vetëqeverisjes vendore 68/2017 dhe ligjin për ‘Njoftimin dhe Konsultimin Publik’ 146/2014.
56% e qytetarëve shprehen se bashkia duhet të rrisë kërkesën e llogarisë ndaj strukturave të Arsimit (zyrë dhe shkolla) me qëllim përmirësimin e shërbimit të edukimit; 51% e qytetarëve shprehen se Bashkia duhet të përmirësojë mjediset e brendshme; 51% të përmirësohen kushtet higjeno-sanitare, 51% gjithashtu shprehen se duhet të përmirësohet komunikimi shkollë-prindër.
56% e qytetarëve shprehen se bashkia duhet të rrisë kërkesën e llogarisë ndaj strukturave të Arsimit (zyrë dhe shkolla) me qëllim përmirësimin e shërbimit të edukimit; 51% e qytetarëve shprehen se Bashkia duhet të përmirësojë mjediset e brendshme; 51% të përmirësohen kushtet higjeno-sanitare, 51% gjithashtu shprehen se duhet të përmirësohet komunikimi shkollë-prindër.
Nisur nga analiza e Planit të Përgjithshëm Vendor, dhe situatës ekonomiko-financiare të Bashkisë Tropojë, e analizës krahasuese të Planeve Buxhetore të Bashkisë Tropojë në vitin 2020 dhe 2021, krahasimi mes tyre dhe dhe në rang vendi, si dhe kryesisht analiza e përgjigjeve të prindërve ndaj pyetësorit ne ofrojmë këto rekomandime:
- Institucionale
- Duhet të ngrihen në të gjithë shkollat/objektet e arsimore strukturat komunitare si: bordi i prindërve, këshilli i prindërve, komisioni i shëndetit dhe i sigurisë në shkollë etj.
- Të institucionalizohet koordinimi i punës së drejtorisë së Arsimit të Bashkisë, komisionit të Këshillit Bashkiak për arsimin me strukturat në fjalë.
- Rregullative
- Në dijeni vëmë që Keshilli Bashkiak Tropojë ka të miratuar edhe Rregulloren e Strukturave Komunitare dhe ndërveprimit të KB me to.
- Këshilli Bashkiak mbështetur në nenin 54/k të ligji No.139/2015 “Për vetëqeverisjen Vendore” duhet të ndërtojë rregulla, standarde dhe norma lokale (aty ku mungojnë ato kombëtare) për këtë funksion.
- Bashkia Tropojë, strukturat e saj duhet të ndërmarrin hapa për edukimin ligjor të publikut. Kjo është paraparë dhe në VENDIM 47/2019” PËR MIRATIMIN STRATEGJISË PËR EDUKIMIN LIGJOR TË PUBLIKUT 2019-2023”[1]. Me anë të këtij dokumenti, Bashkia është detyruar që të bëjë të mundur që qytetarët e Tropojës, prindërit e nxënësve të sistemit parauniversitar mes të tjerash të njihen dhe me kartën e të drejtave të qytetarëve për shërbime (Aneks).
- Buxhetore
- Këshilli Bashkiak në bashkëpunim me strukturat e prindërve sipas Njësive Administrative dhe institucioneve arsimore të cikleve të ndryshme duhet të përfshihen në diskutime për të adresuar në buxhet prioritetet e dala nga ky raport.
- Duhet të rishikohet PPV dhe Strategjia e cila i lë për t’i adresuar këto probleme në vitin 2029 dhe 2030.
- Duhet të ndërmerren reforma e masa nga Kryetari i Bashkisë dhe Këshilli Bashkiak që të shëndoshet situata financiare e Bashkisë pasi ajo ndodhet në linjën e paaftësisë paguese e për pasojë kompromenton rëndë nevojën për shërbime e investime në këtë sektor.
- Adresimi i problemeve të sigurisë (rrethimet, rrjeti elektrik etj) si dhe problemet e sigurisë së shëndetit (banjot, uji i pijshëm, lagështira, dritaret etj) nuk duhet të anashkalojnë nevojën për buxhetim për mjete didaktike të laboratoreve të ndryshëm. Në fund të ditës ky është qëllimi i shkollës, dija.
- Nxënësit së bashku me komunitetet lokale mund të kontribuojnë “in Kind” për të përmirësuar pjesë të infrastrukturës së jashtme.
- Nga gjetjet e pyetësorit janë të qarta prioritetet e prindërve, për këtë do duhet që së bashku, Kryetari i Bashkisë, Këshilli Bashkiak, prindërit dhe personeli të ndërtojne një plan ndërhyrje afat mesëm (sipas buxheteve afatmesëm) për t’i adresuar financimet në linjë me prioritetet.