Lexo: Liljana Luani mësuesja vullnetare kundër gjakmarrjes
Mimoza Hajdarmataj, e frymëzuar nga Kombet e Bashkuara për fuqimimin e gruas, ka hapur prej një viti Qendrën ”Gratë në Shërbim Publik”. Kjo qendër, e krijuar nga vetë ajo, ka si qëllim trajnimet nga organizmat ndërkombëtare të fokusuar në çeshtjet gjinore. Ajo këmbëngul që vetëm shkollimi e dija do të ndryshojnë realitetin e krizës. Sipas saj, sa më shumë gra të shkolluara, të edukuara, me shumë informacion për të drejtat që duhet të zotërojnë, aq më pak do kemi probleme me dhunën, me izolimin dhe me prapambetjen.
Lexo: Mimoza Hajdarmataj, gruaja që po fuqizon gratë
Folëse motivuese,konsulente biznesi dhe trajnjere e zonja, Elda Gjoka prej më se dhjetë vitesh frymëzon sipërmarrës, punonjës të kompanive, e jeton me fitoret e sukseset e klientëve të saj. Ajo është gjithashtu themeluese e kompanisë se konsulencës në fushën e marketingut. Prej 6 vitesh drejton “Genuine Effect’’. Pjesë e punës së saj janë edhe një kalendar trajnimesh që shtrihen pothuaj gjatë gjithë vitit, si: shërbimi ndaj klientit, efektiviteti në komunikim, teknikat e shitjes, puna në ekip, trajnimi i trajnereve, etj.