Të shtunën që lamë pas, gjashtë zonja deputete u zgjodhën të ishin pjesë e Kryesisë së Partisë Demokratike.
Ish-deputetja e PD-së, Mimoza Hajdarmataj, nëpërmjet një postimi në rrjete sociale është shprehur se zgjedhja e gjashtë zonjave deputete në Kryesinë e PD, është një hap përpara për promovimin e grave në politikë dhe vendimmarrje.”Personalisht dhe në emër të WPS Albania Gratë në Shërbim Publik, e cilësoj një hap përpara dhe zhvillim inkurajues për promovimin e grave në politikë dhe vendimmarrje, zgjedhjen e gjashtë zonjave deputete, në Kryesinë e PD”, shkruan veç të tjerash Hajdarmataj.
Ajo gjithashtu ka shtuar se votimi me standarte demokratike i kandidaturave femërore në drejtimin e një partie, nxit një qasje europiane dhe të domosdoshme në jetën politike shqiptare.
Postimi i plotë:
” Gratë dhe strukturat drejtuese të partive politike në Shqipëri ”
Partia Demokratike e Shqipërisë sapo ka përfunduar procesin e rinovimit të strukturave më të larta drejtuese të saj.
Personalisht dhe në emër të ËPS Albania Gratë në Shërbim Publik, e cilësoj një hap përpara dhe zhvillim inkurajues për promovimin e grave në politikë dhe vendimmarrje, zgjedhjen e gjashtë zonjave deputete, në Kryesinë e PD.
Ne mendojmë se votimi me standarte demokratike i kandidaturave femërore në drejtimin e një partie, nxit një qasje europiane dhe të domosdoshme në jetën politike shqiptare.
Sa më shumë gra në një parti politike, aq më shumë besim do të ketë shoqëria në përgjegjësinë dhe premtimet e saj elektorale.
Gratë në politikë ofrojnë përkushtim, ndershmëri dhe besim.
Edhe pse partitë shqiptare janë ende në shumë borxhe ndaj grave për kontributet e tyre të pazëvendësueshme, akoma besojmë se, zgjedhjet e afërta do jenë një shans i madh për kandidaturat e grave në garë për organet e pushtetit lokal.
Kryesia e PD është një parathënie shpresëdhënëse në këtë proces.