
Bashkia Cerrik në kuadër të fushatës së “16 ditëve të aktivizimit kundër dhunës në familje dhe dhunës me bazë gjinore” çeli sot fushatën për ndërgjegjësimin e komunitetit. Në këtë kuadër u zhvillua një takim me nxënësit e shkollës për tu informuar mbi fenomenin e dhunës. Këto aktivitete do të vijojnë deri më 10 Dhjetor në Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut.Qëllimi I kësaj fushate është ndërgjegjësimi i shoqërisë rreth dhunës në familje , gjetja e mënyrave për parandalimin dhe reduktimin e të dhunës.
Kryetari i Bashkisë Cërrik dhe Drejtoresha e shoqatës “Gratë në Shërbimin Publik” (WPS Albania )nënshkruan sot një marrëveshje bashkëpunimi për të organizuar aktivitete për çështje shumë të rëndësishme dhe sensitive, sic është parandalimi i dhunës me bazë gjinore si dhe përpjekjet për fuqizimin e të rinjve dhe grave.